Parlamenti hungarez zgjedh presidentin e ri
2024-02-28 10:42:04

Foto nga VCG

Parlamenti i Hungarisë ka zgjedhur kreun e ri të shtetit, pasi presidentja e mëparshme, Katalin Novak, dha dorëheqjen pas skandalit me faljen e një bashkëpunëtori në një rast abuzimi seksual të fëmijëve.

Në një votim të fshehtë, deputetët miratuan emërimin në presidencë të Tamas Sulyok, 67 vjeç, një avokat i cili ka shërbyer më parë si kreu i Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë, shkruan “Panorama”.

Sulyok pritet të marrë zyrtarisht rolin më 5 mars.

Disa parti opozitare nuk morën pjesë në votim dhe bënë thirrje për zgjedhje të drejtpërdrejta presidenciale në vend të emërimeve me votim në parlament. Ato argumentuan se presidenti i ri do të ishte një ushtar partie i kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Roli i presidentit në Hungari është kryesisht ceremonial, ndonëse ai ka fuqinë t’i kthejë projektligjet në Parlament ose Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim. (Elona)