Gaza, kryefjalë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut
2024-02-28 17:00:37

Foto nga VCG

Goditje sizmike globale i cilësoi komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, luftërat, konfliktet dhe tensionet, gjatë takimit të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në Gjenevë, shkruan “ATSH”.

“Dhembja dhe masakra e kaq shumë njerëzve në Lindjen e Mesme, Ukrainë, Sudan, Mianmar, Haiti dhe shumë vende të tjera në mbarë botën janë të padurueshme”, tha Turk.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, foli për polarizimin e rrezikshëm që po ndodh sot në botë. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të afrohen së bashku, në vend që të vazhdojnë t’i japin hapësirë urrejtjes dhe nëpërkëmbjes së të drejtave të njeriut.

Në kuadër të luftës së vazhdueshme në Rripin e Gazës, Guterres tha se ligji humanitar pranon se terrorizimi i civilëve dhe privimi i tyre nga ushqimi, uji dhe kujdesi shëndetësor është një recetë për zemërim të pafund, tjetërsim, ekstremizëm dhe konflikt.

Shumë vende kanë akuzuar botën perëndimore për zbatimin e standardeve të dyfishta, duke thënë: “Ndërsa denoncojnë shtypjen e udhëheqjes myslimane të Iranit, ata nuk marrin parasysh shkeljet e të drejtave të njeriut kundër popullsisë myslimane në Rripin e Gazës”. Vendet perëndimore e kanë hedhur poshtë këtë akuzë. (Elona)