NATO: Nuk kemi në plan të dërgojmë trupa në Ukrainë
2024-02-28 10:27:21

Foto nga VCG

NATO nuk ka plane për dislokimin e trupave luftarake në terren në Ukrainë. Deklarata u bë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas hipotezave të ngritura nga presidenti francez, Emmanuel Macron, për dërgimin e ushtarëve të Aleancës Atlantike në Ukrainë, citon “ATSH”.

“Aleatët e NATO-s po ofrojnë mbështetje të paprecedentë për Ukrainën”,- tha Stoltenberg.

Një ditë më parë, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se dislokimi i trupave tokësore franceze në Ukrainë nuk mund të përjashtohet.

“Asgjë nuk është jashtë tryezës së diskutimeve për të siguruar që Rusia të mos e fitojë përballjen e saj kundër Ukrainës”, -tha Macron pas përfundimit të konferencës për ndihmën ndaj Ukrainës në Paris. (Elona)