Nënshkruhet marrëveshja e huasë me BERZH-in për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit
2024-02-28 16:53:58

Foto nga RTSH

Shqipëria dhe BERZH-i kanë nënshkruar marrëveshjen e huasë për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ishte në Londër, në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, ku dhe nënshkroi marrëveshjen e huas me presidenten e BERZH-it, Odile Renaud-Basso.

Ministrja Balluku e ka cilësuar këtë projekt të rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin, pasi do të rrisë komunikimin mes vendeve, duke nxitur e lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, citon “RTSH”.

Linja Vorë-Hani i Hotit ka një gjatësi 120 kilometra dhe pjesa më e madhe do të përfshijë rehabilitimin e linjës ekzistuese, ku hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki: Vorë, Mamurras, Laç, Milot, Lezhë, Shkodër dhe Koplik. (Elona)