Greqia dërgon anijen luftarake në Detin e Kuq kundër rebelëve Houthi
2024-02-28 10:47:54

Foto nga VCG

Greqia miratoi pjesëmarrjen në operacionin e Bashkimit Europian për sigurinë detare në Detin e Kuq, për të mbrojtur anijet tregtare nga sulmet prej militantëve Houthi në Jemen.

Një komitet sigurie, i udhëhequr nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, urdhëroi dërgimin e fregatës greke në operacionin “Aspides” (Mburojë), që u krijua javën e kaluar, shkruan “RTSH”.

Misioni do të drejtohet nga një bazë ushtarake në Larisa, në Greqinë qendrore.

Greqia është prekur drejtpërdrejt nga sulmet e Houthive, duke ndikuar në rënien e aktiviteteve në porte.

“Pjesëmarrja në këtë operacion është me rreziqe të konsiderueshme.Greqia, si një fuqi detare me një rol kryesor në transportin global, i kushton shumë rëndësi nevojës për të mbrojtur lirinë e lundrimit, si dhe jetën e detarëve grekë”,- deklaroi ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias.

Gjermania, Italia dhe Franca gjithashtu do të sigurojnë anije luftarake për misionin, duke iu bashkuar “Hydra”-s, ndërsa Italia do të marrë komandën taktike, sipas zyrtarëve grekë.

Huothit kanë mbështetjen iraniane dhe thonë se sulmet e tyre me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare janë një përgjigje ndaj ofensivës së Izraelit në Gazë kundër Hamasit. (Elona)