Kina bën thirrje për të mbrojtur shtetet pa armë bërthamore nga kërcënimet bërthamore
2024-02-28 20:29:35

Nëndetësja sulmuese bërthamore amerikane "Missouri (SSN-780)" në bazën detare të Pusanit në Korenë e Jugut, 17 dhjetor 2023. / CFP 

Përfaqësuesi kinez në Konferencën e OKB-së për Çarmatimin në Gjenevë nxiti të hënën hartimin e një projekti për të arritur një kuadër ligjor ndërkombëtar për të mbrojtur shtetet pa armë bërthamore nga kërcënimet bërthamore, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve në bashkëpunim për trajtimin e kërcënimeve bërthamore dhe rolin e fuqive të mëdha në dhënien e shembullit. 

Sun Xiaobo, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Kontrollit të Armëve të Ministrisë së Jashtme kineze, deklaroi në Konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Çarmatimin se bashkësia ndërkombëtare po përballet me sfida të reja në fushën e sigurisë, pasi vendi me ushtrinë më të fuqishme në botë po kërkon përparësi absolute, duke shkelur në mënyrë të përsëritur traktatet ndërkombëtare, si edhe duke nxitur kundërvënien në bllok, gjë që dëmton rëndë balancën dhe qëndrueshmërinë strategjike.

foto nga CFP

Një raketa balistike pa mbushje "Trident II (D5)" u lëshua nga nëndetësja bërthamore të Britanisë "Vigilant" më 21 shkur 2024 / foto nga CFP

Sun theksoi shqetësimin në rritje lidhur me sigurinë bërthamore dhe përgjegjësitë e vendeve me armë bërthamore, duke kërkuar që vendet që zotërojnë arsenalet më të mëdha bërthamore të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në çarmatim dhe të përmbushin përgjegjësitë e tyre të veçanta. 

Ai propozoi që shtetet me armë bërthamore të negociojnë dhe të arrijnë një traktat mbi përdorimin jo të parët të armëve bërthamore kundër njëri-tjetrit a të publikojnë një deklaratë politike, një hap kyç drejt zvogëlimit të rreziqeve të luftës bërthamore dhe nxitjes së një mjedisi më të sigurt dhe më të qëndrueshëm ndërkombëtar. 

"Forcimi dhe zhvillimi i mbrojtjes kombëtare të Kinës vijnë prej nevojave të saj të ligjshme të sigurisë dhe kontribuojnë gjithashtu për paqen botërore," tha Sun, duke shtuar që Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera për të nxitur së bashku punën e çarmatimit global. (Artan)