Samiti në Tiranë për Ukrainën, mbërrin presidenti Zelensky
2024-02-28 15:08:33

Foto nga VCG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbërriti në orët e vona të mbrëmjes të së martës në Tiranë, ku ai do të jetë pjesë e Takimit të Nivelit të Lartë “Ukrainë – Europa Juglindore” i cili do të mbahet të mërkurën. Ai u prit në aeroport nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Kjo është hera e parë që presidenti ukrainas viziton Shqipërinë.