Nis restaurimi i kështjellës ushtarake në Elbasan
2024-02-27 14:21:15

Keshtjella ne Elbasan (Foto Rtsh)

Keshtjella ne Elbasan (Foto Rtsh)

Kalaja e Menglit është zbulimi i radhës në Elbasan, në të cilën pritet të nisë dhe restaurimi. Ajo përfaqëson një ndërtim ushtarak të realizuar në kohën e sundimit të perandorit Justinian. Nga kjo kala kontrolloheshin plotësisht lëvizjet në rrugën “Egnatia” që lidhte Apoloninë me Selanikun, njofton “RTSH”.

Shumë shpejt kjo kala do të bëhet e aksesueshme për të gjithë turistët, si edhe ata që pëlqejnë ecjen, pasi ndodhet vetëm 25 minuta nga rruga kryesore.

Kalaja e Menglit përfaqëson një ndërtim tipik të arkitekturës bizantine të shek. V p.e.s. Objekti përforcohet nga 8 kulla, që ndodhen në largësi të ndryshme nga njëra-tjetra në varësi të terrenit. (Fatosi)