Ushtria izraelite njofton shtimin e sulmeve në Rripin e Gazës
2024-02-27 15:47:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ushtria izraelite njoftoi se ka shtuar sulmet në Rripin e Gazës, ndërsa organizatat e ndihmave vazhdojnë të paralajmërojnë për kushtet katastrofike humanitare, shkruan “ATSH”.

Në një lagje të qytetit të Gazës, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se brenda një dite ishin vrarë mbi 30 terroristë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërkohë, dy qytete izraelite në buzë të Rripit të Gazës u goditën sërish nga alarmet me raketa mëngjesin e së hënës.

Sipas shifrave izraelite, më shumë se 14.500 raketa janë hedhur në Izrael nga zona bregdetare që nga fillimi i luftës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës tani është rritur në 29.692”, njoftoi autoriteti shëndetësor i kontrolluar nga Hamasi.

Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, por konsiderohen të besueshme nga organizatat ndërkombëtare.

Lufta e Gazës u shkaktua nga masakra e paprecedentë e kryer nga militantët e Hamasit dhe grupet e tjera ekstremiste më 7 tetor në Izrael, pranë kufirit me Gazën. (Fatosi)