Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor zhvillohet në Londër
2024-02-27 11:35:42

Samiti i Ballkanit (Foto Dosja.al)

Samiti i Ballkanit (Foto Dosja.al)

Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024 nisi të hënën në selinë e BERZH-it në Londër, njofton “RTSH”. Pika kryesore të samitit do të jetë edhe “Sesioni i kryeministrave”, ku liderët rajonalë dhe presidenti i BERZH-it do t'i drejtohen audiencës me vizionin e tyre të përgjithshëm për rajonin, projektet kyçe rajonale dhe mundësitë për investime në nivel rajonal dhe në secilin të vendeve të rajonit.

Në fokus të takimit do të jetë edhe diskutimi për temën “Energjia e gjelbër në Ballkanin Perëndimor”.

Presidenti i BERZH-it, Odile Renaud-Basso, dhe liderët e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të prezantojnë vizionin e tyre për projektet kyçe rajonale dhe mundësitë e investimeve si në nivel rajonal ashtu edhe në secilin shtet.

Ky është samiti i gjashtë i këtij lloji. Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in, i cili mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot.

Samiti për investimet në Ballkanin Perëndimor u zhvillua për herë të parë nga BERZH- në vitin 2014 dhe mblodhi të gjithë kryeministrat e rajonit. (Fatosi)