Brenda një viti pritet të vendoset linjë ajrore Shqipëri-Bullgari
2024-02-27 15:34:30

Nikolla-zyrtari bullgar (Foto Facebook Kuvendi i Shqiperise)

Nikolla-zyrtari bullgar (Foto Facebook Kuvendi i Shqiperise)

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, priti në një takim zyrtar homologun bullgar, Rossen Jeliazkov.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, ai deklaroi se brenda një viti pritet të ketë një linjë ajrore Bullgari-Shqipëri, njofton “RTSH”.

Kjo linjë do të nxisë edhe më tej turizmin, por edhe bashkëpunim ekonomik dhe investimet në të dyja.

Nikolla dhe Jeliazkov deklaruan se zhvilluan një dialog konstruktiv, duke nënvizuar marrëdhëniet mes dy vendeve në kontekstin e procesit të integrimit në BE edhe të sfidave për ruajtjen e rendit ndërkombëtar.

Zyrtarët e lartë kanë vlerësuar se mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura dhe dialogu politik është në nivelin më të lartë.

Ata kanë vlerësuar se janë të gjitha mundësitë që Shqipëria dhe Bullgaria të zgjerojnë bashkëpunimin dypalësh në fusha me interes reciprok, si energjia, infrastruktura, bujqësia, industria minerale, arsimi, kultura, turizmi, siguria, mbrojtja, etj. (Fatosi)