Presidenti ukrainas: Janë vrarë rreth 31 mijë ushtarë në dy vjet
2024-02-27 11:33:17

CFP

CFP

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se rreth 31 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga nisja e konfliktit me Rusinë, njofton “RTSH”.

Presidenti ukrainas tha se nuk do të jepte numrin e të plagosurve pasi kjo do të ndihmonte planifikimin ushtarak rus.

“Rreth 31.000 ushtarë ukrainas kanë vdekur. Jo 300.000 apo 150.000, apo çfarëdo shifër e paraqitur nga Rusia. Kjo është një humbje e madhe për ne”,- tha Zelensky.

Ai deklaroi se dhjetëra mijëra civilë kishin vdekur në zonat e Ukrainës të pushtuara nga Rusia, por numri i vërtetë nuk dihej.

Për sa i përket humbjeve ruse, Zelensky theksoi se rreth 180 mijë ushtarë rusë janë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur.

Deklaratat e presidentit Zelensky vijnë pasi ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustam Umerov, thirri aleatët perëndimorë të vendit për vonesa në ndihmën ushtarake.

“Për momentin, zotimi nuk përbën dorëzim”,- tha ai. (Fatosi)