Kryeministri i Autoritetit Palestinez i dorëzon dorëheqjen presidentit Abbas
2024-02-27 14:42:53

Kryeministri i Autoritetit Palestinez (Foto Rtsh)

Kryeministri i Autoritetit Palestinez (Foto Rtsh)

Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohammad Shtayyeh, i dorëzoi të hënën dorëheqjen nga posti presidentit Mahmoud Abbas, njofton “Panorama”.

Shtayyeh tha se e mori vendimin për shkak të përshkallëzimit të dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe luftës në Gaza.

Shtayyeh tha se vendimi për dorëheqjen erdhi në dritën e përshkallëzimit të paprecedentë në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalem dhe luftës, gjenocidit dhe urisë në Rripin e Gazës.

“Unë shoh se faza tjetër dhe sfidat e saj kërkojnë marrëveshje të reja qeveritare dhe politike që marrin parasysh realitetin e ri në Gaza dhe nevojën për një konsensus të bazuar në unitetin palestinez dhe shtrirjen e unitetit të Autoritetit mbi tokën e Palestinës”,- tha Shtayyeh. (Fatosi)