Protesta e fermerëve bllokon zonën e BE-së në Bruksel
2024-02-27 15:49:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Automjetet e fermerëve, që protestojnë kundër rregulloreve bujqësore dhe importeve të ushqimeve, pushtuan të hënën zonën e BE-së në Bruksel, duke bllokuar rrugët dhe duke ndezur zjarre, njofton “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Traktorët ndërprenë aksesin rrugor drejt selisë së Komisionit Evropian dhe ndërtesave të tjera të Bashkimit Evropian, ndërsa policia ngriti barrikada për të mbajtur larg fermerët.

Policia mbylli gjithashtu dy stacione të metrove që i shërbenin zonës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Fermerët thonë se janë të zemëruar me rregulloret e rënda dhe importet e lira, veçanërisht nga Ukraina. (Fatosi)