Ushtari amerikan i vë flakën vetes jashtë Ambasadës izraelite në Uashington
2024-02-27 14:37:32

SHBA (Foto Rtsh)

SHBA (Foto Rtsh)

Një ushtar amerikan i ka vënë flakën vetes para ambienteve të Ambasadës izraelite në Uashington, në shenjë proteste kundër luftës në Rripin e Gazës, shkruan “RTSH”.

Para se të ndërmerrte aktin e rëndë, ai deklaroi se nuk donte të ishte bashkëpunëtor i gjenocidit në Gaza.

Autoritetet shëndetësore shkuan në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë, ndërsa ushtari amerikan raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Ambasada izraelite bëri të ditur se asnjë anëtar i stafit të saj nuk u lëndua në incident dhe se ushtari amerikan ishte i panjohur. (Fatosi)