Hapet tenderi për ndërtimin e bypass-it Vlorë-Orikum
2024-02-27 14:51:45

Vlora (Foto Cna.al)

Vlora (Foto Cna.al)

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka hapur tenderin për ndërtimin e byspass-it Vlorë-Orikum, pjesë e projektit të rrugëve lidhëse lokale dhe rajonale, njofton “Panorama”.

Ky aks do të ndihmojë në shmangien e trafikut në qytetin bregdetar shqiptar, i cili konsiderohet si problematik.

Në faqen zyrtare të BERZH-it nënvizohet se tenderi është i kategorizuar si “i hapur me një fazë të vetme” dhe operatorët mund të paraqesin oferta deri më 8 prill 2024.

Projekti që financohet nga BERZH-i nisi në vitin 2018 dhe parashikohet të zgjasë deri në qershor 2024.

Financimi total llogaritet në 100 milionë dollarë. Projekti fillon në dalje të Tunelit tek Uji i Ftohtë, Vlorë, dhe përfundon te Marina në Orikum, me një gjatësi totale prej 10.75 km. Parashikohen edhe dy bypass-e të tjerë. (Fatosi)