Ministri Balla: Intensifikohet puna e Policisë kundër rasteve të dhunës
2024-02-27 14:19:46

Ministri Balla (Foto Rtsh)

Ministri Balla (Foto Rtsh)

Ministri i Brendshëm shqiptar, Taulant Balla, ka deklaruar se është intensifikuar puna e Policisë së Shtetit për të parandaluar rastet e dhunës në vend, njofton “RTSH”.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Balla shkroi se vetëm në 24 orët e fundit janë arrestuar 15 persona lidhur me rastet e dhunës në familje, shantazhet në rrjetet sociale, si dhe rastet e krimeve seksuale dhe përndjekjeve.

Ministri u bëri thirrje personave që janë viktima të dhunës të bëjnë denoncim në Polici, në mënyrë që të ndërhyhet nga uniformat blu. (Fatosi)