BE ofron internet falas për qindra bashki në Ballkan
2024-02-26 15:16:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Bashkimi Europian ka akorduar mbështetje financiare për internet pa pagesë në zonat publike të 400 bashkive në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.

Vendimi i marrë për rajonin në Këshillin e Europës në dhjetor, i ngjan atij të marrë pak kohë më parë për zona publike me mundësi interneti të lirë në Europë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërsa nuk ka ende një hartë të këtyre zonave në rajon, “RTSH” ka mësuar se Komisioni Europian ka propozuar një shumë të vënë në dispozicion për investimet e nevojshme në masën 15 milionë euro në total.

Pjesë e asaj që quhet transformim digjital i rajonit, synimi europian është drejtuar te ngritja e ndërlidhshmërisë në rajon për të arritur bërjen pjesë të rajonit në tregun europian digjital.

Që nga tetori 2023, tarifat Roaming në rajon kanë rënë nga 25-83 për qind.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prej qershorit 2023, 5 vende kanë nënshkruar Programin e Europës Digjitale, që i lejon pas ratifikimit brenda vendit që të mbështeten financiarisht në fusha si aftësimi i përparuar numerik, inteligjenca artificiale dhe risitë numerike. (Fatosi)