Tanku amerikan “Abrams” shihet për herë të parë në fushëbetejë
2024-02-26 15:40:16

Tanku (Foto Panorama)

Tanku i shumëkërkuar amerikan “Abrams” është parë në fushëbetejë në Ukrainë, duke u përdorur për të bombarduar pozicionet e rusëve në afërsi të qytetit të pushtuar Avdiivka, shkruan “Panorama”.

Pamjet e filmuara nga droni shfaqin tankun amerikan që përdoret nga Brigada e 47-t e trupave ukrainase, që luftuan në Avdiivka, derisa morën urdhër që të tërhiqen.

Tani rusët kanë marrë nën kontroll këtë qytet, por ukrainasit vazhdojnë të ruajnë pozicionet e tyre në afërsi të qytetit ku nga atje po vazhdojnë të godasin rusët.

Pamjet nga droni shfaqin ndërprerjen e sulmit rus në periferi të Avdiivkas, që e realizuan trupat e Brigadës së Tretë të Ushtrisë ukrainase. (Fatosi)