Protesta në Izrael kundër Netanyahut dhe për të kërkuar lirimin e pengjeve
2024-02-26 12:35:34

Protesta ne Izrael (Foto Rtsh)

Mijëra izraelitë dolën në rrugët e Tel Avivit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe për të kërkuar lirimin e pengjeve, njofton “RTSH”.

Policia e shpalli protestën të paligjshme dhe raportoi arrestimin e 19 demonstruesve.

Mediat raportojnë se policia përdori makina me ujë për të shpërndarë protestuesit që tentuan të bllokonin rrugën.

Po ashtu, mijëra njerëz marshuan rrugëve duke kërkuar lirimin e pengjeve dhe zgjedhje. (Fatosi)