Vendet e G7-s premtojnë mbështetje të palëkundur për Ukrainën
2024-02-26 15:38:38

Foto ATSH

Grupi i shtatë vendeve kryesore të industrializuara (G7) ka premtuar mbështetje të palëkundur të vazhdueshme për Ukrainën.

Në një deklaratë të publikuar pas një video-konference, ku mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, G7-a i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë plotësisht dhe pa kushte forcat e saj ushtarake nga territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës, shkruan “ATSH”.

Duke riafirmuar angazhimin e tyre për sigurinë afatgjatë të Ukrainës, G7-a bëri të ditur se po rritet ndihma e sigurisë për Ukrainën dhe kapacitetet e prodhimit e shpërndarjes për të ndihmuar vendin.

G7-a përbëhet nga SHBA-ja, Franca, Britania, Italia, Kanadaja, Gjermania dhe Japonia. (Irma)