Kryediplomati shqiptar mbyll vizitën në Indi
2024-02-26 14:43:59

Ministri Hasani ne Indi (Foto Oranews)

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë pune 3-ditore në Indi.

Kryediplomati shqiptar mori pjesë në edicionin e 9-të të “Raisina Dialogue”, një ndër konferencat më kryesore të Indisë, mbi gjeopolitikën dhe ekonominë.

Ai zhvilloi disa takime me homologët dhe ekspertët më të njohur globalë, për të diskutuar mundësitë për intensifikimin e marrëdhënieve dhe partneriteteve dypalëshe në sektorë të ndryshëm, njofton “ATSH”.

Gjatë kësaj vizite, ministri Hasani u takua me kryeministrin Arvind Kejriwal, ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, S. Jaishankar, drejtues të kompanive më të mëdha indiane në fushën e teknologjisë, shëndetësisë, arsimit etj.

India është një partner tregtar i rëndësishëm i Shqipërisë, furnizuesi i katërt më i madh gjatë viteve të fundit për tregun shqiptar. Gjatë vitit 2023, norma e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve arriti 24.9% më shumë se një vit më parë. (Fatosi)