Baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë pritet të inaugurohet në mars
2024-02-26 12:11:53

Baza ne Kucove (Foto Rtsh)

Ministria shqiptare e Mbrojtjes njoftoi se baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë do të inagurohet më 4 mars. Kjo bazë është shndërruar në një gjurmë të rëndësishme të prezencës së NATO-s dhe do të jetë në shërbim të stërvitjeve dhe operacioneve të ndryshme të Aleancës, shkruan “RTSH”.

Ajo është e vetmja bazë taktike për operacionet kombëtare dhe operacionet me rëndësi strategjike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Investimi në këtë bazë arrin vlerën e rreth 45.8 milionë eurove.

Ajo konsiston në ndërtimin e depove të armatimit, ato të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit. (Fatosi)