TIA tejkalon për herë të parë në histori numrin e pasagjerëve të aeroportit të Beogradit
2024-02-25 18:03:42

Aeroporti i Rinasit (Foto Atsh)

Aeroporti i Rinasit (Foto Atsh)

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” thyen përsëri rekordet, duke e nisur vitin me një shifër pasagjerësh që tejkalon për herë të parë në histori numrin e pasagjerëve të aeroportit të Beogradit.

Aeroporti i Tiranës ka shënuar rritje të jashtëzakonshme duke nisur me 2.9 milionë pasagjerë në vitin 2018, për të arritur në 7.2 milionë për vitin 2023, shkruan “ATSH”.

Rritja e vazhdueshme e fluksit në TIA thyen në mënyrë të vazhdueshme rekorde, këtë herë duke tejkaluar aeroportin e Beogradit, që për vite me radhë ka mbajtur vendin e parë në Ballkan.

Në muajin janar të këtij viti për dhe nga aeroporti i Rinasit fluturuan 652 270 pasagjerë, ndërsa përmes aeroportit të Beogradit fluturuan 569 572 pasagjerë. (Irma)