Programi i “EU4Culture” fton turistët të eksplorojnë historinë mijëravjeçare të Durrësit
2024-02-25 18:14:50

EU4culture per Durresin (Foto Atsh)

EU4culture per Durresin (Foto Atsh)

Projekti “Kur e shkuara takohet me të ardhmen”, i mbështetur nga programi i granteve EU4Culture, sjell në jetë historinë e gjallë të qytetit të Durrësit. Projekti zbulon historitë e vjetra të qytetit, që presin të tregohen për brezat e rinj. Kalimi nga njëra portë antike në tjetrën, nga rrugica në rrugicë, është pjesë e “Shtegut të dyerve të vjetra”, që sipas EU4Culture është si një udhëtim në kohë, që lidh të shkuarën me të ardhmen, shkruan “ATSH”. 

“Shëtisni nëpër rrugica dhe pas çdo dere, zbuloni histori që presin të tregohen. Le të festojmë turizmin e qëndrueshëm dhe trashëgiminë e pasur të një qyteti me mbi 3000 vjet histori”, - shkruan “EU4Culture”, duke ftuar në eksplorimin e qytetit antik.(Irma)