Operacioni i Europol-Eurojust shkatërron rrjetin e trafikantëve të emigrantëve
2024-02-25 17:08:06

Europoli (Foto Atsh)

Europoli (Foto Atsh)

Një operacion i madh i përbashkët i kryer nga forcat policore të Belgjikës, Francës dhe Gjermanisë dhe i koordinuar nga Europol-i dhe Eurojust-i, çoi në shkatërrimin e një prej rrjeteve më aktive të përfshirë në kontrabandën e emigrantëve përmes Kanalit të La Manshit, shkruan “ATSH”.

Sipas Europol-it, hetimi u përqendrua në një rrjet kurdo-irak të dyshuar për trafikim të emigrantëve të parregullt, kryesisht midis Calais, në Francën veriore dhe brigjeve të Anglisë.

Hetimi i përbashkët që zgjati mbi një vit, nën drejtimin e Europol-it, çoi në ndalimin e të paktën 15 trafikantëve që ndodheshin në Gjermani, mes tyre edhe kreu i bandës kurdo-irake dhe pesë drejtues të lartë të organizatës kriminale. (Irma)