Prokurorja ushtarake paralajmëron për akte të paligjshme të trupave izraelite në Gaza
2024-02-25 17:11:12

Ushtare izraelite (Foto Atsh)

Ushtare izraelite (Foto Atsh)

Prokurorja e lartë ushtarake e Izraelit, Yifat Tomer-Yerushalmi, ka paralajmëruar komandantët për akte të mundshme të papranueshme dhe të paligjshme të kryera nga ushtarët izraelitë në Rripin e Gazës.

Paralajmërimet e gjeneral-majores Yifat Tomer-Yerushalmi u paraqitën në një dokument, përmbajtja e së cillit u publikua nga Ushtria izraelite në përgjigje të një hetimi, shkruan “ATSH”.

“Në përgjithësi, veprimet e trupave kanë qënë profesionale dhe ligjore, edhe në kushte të vështira. Megjithatë, ka pasur raste të sjelljeve të papranueshme që kanë devijuar nga vlerat dhe urdhrat e Ushtrisë. Këto përfshijnë deklarata të papërshtatshme që nxisin sjellje të papranueshme, përdorimin e pajustifikuar të forcës, përfshirë atë kundër të burgosurve, plaçkitje, përdorimin ose heqjen e pronës private pa një domosdoshmëri operacionale dhe shkatërrimin e pronës civile”, thuhet në dokument.

Prokurorja e lartë ushtarake tha se ata kishin shkaktuar dëme serioze strategjike në reputacionin ndërkombëtar të shtetit të Izraelit dhe ushtrisë së tij. (Irma)