Kryeministri izraelit i paraqiti kabinetit qeveritar planin për kontrollin e Rripit të Gazës pas luftës
2024-02-25 18:10:08

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka paraqitur kabinetin qeveritar planin për administrimin e Rripit të Gazës pas luftës, shkruan “Times of Israel”, përcjell “ATSH”.

Plani parashikon kontroll të plotë të të gjithë zonës bregdetare nga ushtria izraelite.

Sipas planit, administrimi i ardhshëm i Rripit të Gazës do të drejtohet nga zyrtarë vendas me përvojë administrative, të cilët do të jenë njerëz pa lidhje me vendet ose entitetet që mbështesin terrorizmin.

Autoriteti Palestinez, i cili qeveris Bregun Perëndimor, nuk përmendet në mënyrë eksplicite në plan. Megjithatë, përfshirja e tij në administrimin e ardhshëm të Rripit të Gazës nuk mund të përjashtohet.

“Plani bazohet kryesisht në parimet që Netanyahu i ka shprehur vazhdimisht që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor. Megjithatë, është hera e parë që ato i paraqiten zyrtarisht qeverisë”, shkruan gazeta. (Irma)