Firmoset marrëveshja me OSBE-në për ndihmë juridike falas për viktimat e krimit
2024-02-25 18:12:12

Marreveshja per viktimat e dhunes ndaj krimit (Foto Atsh)

Marreveshja per viktimat e dhunes ndaj krimit (Foto Atsh)

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me OSBE-në, për të rritur efikasitetin e komunikimit dhe qasjes me viktimat e dhunës.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Drejtësisë bën të ditur se falë marrëveshjes, punonjësit e ndihmës juridike falas do të pajisen me një manual komunikimi për të përmirësuar komunikimin dhe pritjen e kategorive të veçanta të qytetarëve, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve duke garantuar akses të barabartë për të gjithë qytetarët, shkruan “ATSH”.

“Në kuadër të Javës për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas përfaqësuar nga drejtori Ergys Qirici, nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE në Shqipëri, Clarisse Pasztory”, - bën të ditur Ministria e Drejtësisë.

“Mbrojtja e viktimave të krimit është një detyrë e përbashkët për një shoqëri më të sigurt”,- përfundon njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë. (Irma)