Italia do të ndalojë përdorimin e telefonave inteligjentë në shkolla
2024-02-25 18:21:23

Celulare ne shkolle (Foto Rappler)

Celulare ne shkolle (Foto Rappler)

Ministri italian i Arsimit, Giuseppe Valditara, njoftoi se në shkollat në mbarë vendin do të ndalohet përdorimi i telefonave inteligjentë dhe tabletëve.

Ministri Valditara deklaroi në një intervistë televizive se vendimi është marrë si për arsye arsimore, ashtu edhe për shkak se përdorimi i telefonave inteligjentë dhe tabletëve shpesh mund të krijojë tension mes nxënësve dhe mësuesve, duke çuar ndonjëherë edhe në akte agresioni ndaj stafit të shkollës, shkruan “RTSH”.

“Të mbrosh stafin pedagogjik do të thotë të mbrosh parimin e delegimit dhe autoritetit që është bordi jo vetëm i sistemit shkollor, por edhe i sistemit demokratik”,- tha ministri.

Ndalimi, i cili përfshin kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme, zgjeron një ndalim ekzistues për përdorimin joakademik të pajisjeve inteligjente të prezantuar në Itali në vitin 2007, por që jo gjithmonë është zbatuar.

Vitin e kaluar, agjencia arsimore, kulturore dhe shkencore e OKB-së, UNESCO, rekomandoi që telefonat inteligjentë të ndalohen nga shkollat në mbarë botën, me arsyetimin se ata shpërqendrojnë nxënësit dhe kanë një ndikim negativ në rezultatet e të nxënit. (Irma)