Zëvendësministri i Brendshëm: Bashkëpunim institucional për të forcuar sigurinë për fëmijët në internet
2024-02-25 16:39:26

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari (Foto Atsh)

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari (Foto Atsh)

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, u bëri apel të gjitha institucioneve të bashkëpunojnë për të forcuar masat mbi sigurinë e fëmijëve në internet.

Ndërsa mori pjesë në aktivitetin “Internet i siguritë” i zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, Lamallari tha se fenomenet më problematike janë bullizimi, shantazhimi dhe abuzimi online, etj., shkruan “ATSH”.

“Të bëhemi të gjithë bashkë për parandalimin e hershëm dhe mbrojtjen e prej bullizimit, shantazhimit dhe abuzimit online”,- nënvizon zv.ministri Lamallari.

Organizata të shoqërisë civile të cilat punojnë në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve ndanë disa aktivitete të tyre dhe disa rekomandime lidhur me këtë temë.

Në aktivietet morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Rinisë dhe e Fëmijëve, Policia e Shtetit, Autoriteti Kombëtar CESK, të cilët prezantuan disa nga masat mbi sigurinë online të fëmijëve. (Irma)