Presidenti serb Vuçiç hedh poshtë të ashtuquajturën "teoria e kurthit të borxhit të Kinës"
2024-02-24 12:49:53

Në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), presidenti serb Aleksandar Vuçiç hodhi poshtë të ashtuquajturën “teoria e kurthit të borxhit të Kinës”. 

Vuçiç tha gjatë intervistës se “sot, tre kompanitë më të mëdha të eksportit që operojnë në Serbi janë kineze, duke përfshirë “Hebei Iron and Steel”, “Zijin Copper” dhe “Zijin Mining”, e cila kryesisht angazhohet në minierat e arit në Serbinë Lindore. Kjo tregon plotësisht ndikimin e rëndësishëm të Kinës në Serbi”. Ai shtoi se “tashmë edhe kompani të tjera kineze janë lejuar të fillojnë të operojnë në ‘Korridorin e Buzëqeshjes’ në Serbinë Veriore, Qendrore dhe Jugore, i cili  përfshin projekte të ndryshme, veçanërisht ato energjetike. Rreth 60 kilometra në lindje të Beogradit, ata po ndërtojnë një termocentral”.

Presidenti serb tha se “disa evropianë vazhdonin të thoshin se ‘nëse bashkëpunoni me Kinën, borxhi publik i vendit tuaj si përqindje e PBB-së do të jetë shumë i lartë dhe ata po përfitojnë nga ju’. Shkova në Bruksel (selia e BE-së) dhe u thashë atyre: ‘E shihni, ne kemi pranuar shumë kredi kineze, por borxhi publik i Serbisë është vetëm 51% deri në 52% të PBB-së, ndërsa mesatarja e borxhit publik të Bashkimit Evropian, veçanërisht të Eurozonës, është i lartë deri në 92%. Në disa vende, kjo normë  tejkalon edhe 100%. Janë shumë vende…sidomos disa të mëdha si Franca, Greqia, Italia etj. Edhe Gjermania është në rreth 86%, ndërsa ne jemi në 52%”. 

Sipas Vuçiç “kjo nuk ka të bëjë fare me kreditë e dhëna nga Kina, por më shumë ka të bëjë me nivelin e qeverisjes kombëtare, nëse ajo mund të buxhetojë me mençuri, nëse ekonomia është e shëndetshme, nëse rritja ekonomike është e mjaftueshme për të mbështetur borxhin, dhe atëherë merret parasysh financimi i kredisë. Pse fondet e ofruara nga Kina nuk janë aq të mira sa ato të ofruara nga vende apo institucione të tjera? Unë thjesht nuk mund ta kuptoj atë. Më vonë ata ndaluan së ngrituri këtë temë”.