Bujar Osmani, kandidat i BDI-së për president në Maqedoninë e Veriut
2024-02-24 15:02:59

Bujar Osmani (Foto Rtsh)

Bujar Osmani (Foto Rtsh)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, njoftoi se Bujar Osmani, që aktualisht mban postin e ministrit të Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, do të jetë kandidati i partisë shqiptare në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit. 

Ahmeti tha se është koha që të ndryshohet edhe Kushtetuta që presidenti të zgjidhet nga Kuvendi, shkruan “RTSH”.

“Të ndryshohet Kushtetuta dhe zgjedhja e presidentit dhe zv.presidentit në Kuvend, përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në kushtetutë. Zotohemi se ne nuk do te jemi pjesë e asnjë qeverisë që nuk e ndryshon Kushtetutën dhe do te dalin në opozitë për të luftuar këto kërcënimet ekzistenciale për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Ahmeti.

Bujar Osmani në garën për kreun e shtetit do të ketë përballë Arben Taravarin, i cili u propozua si kandidat i partive të bashkuara opozitare.

Gordana Siljanovska është kandidate nga radhët e partisë opozitare OBRM-PDUKM, ndërsa partia më e madhe LSDM pritet të rikonfirmojë presidentin aktual Stevo Pendarovski për një mandat të dytë. (Irma)