Ministri Mete: Niveli i deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore, më i ulëti i regjistruar ndonjëherë
2024-02-24 15:47:02

SIgurimet shoqerore (Foto Atsh)

SIgurimet shoqerore (Foto Atsh)

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve) gjatë vitit 2023 u realizuan në masën 139.3 miliardë lekë, 20.8 miliardë lekë ose 17.5% më shumë se 12-mujori 2022, si dhe me realizim 99.5 % të planit për 12-mujorin 2023, shkruan “ATSH”.

Ministri i Financave, Ervin Mete, bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar, kontributet e mbledhura në skemën e sigurimeve shoqërore arritën në 5.7% të PBB-së, duke ulur ndjeshëm deficitin e skemës, në afro 0.8% të PBB-së.

Sipas ministrit Mete, ky është niveli më i ulët i deficitit të skemës së sigurimeve të regjistruar ndonjëherë në Shqipëri. (Irma)