Mbi 164.000 fëmijë janë evakuuar nga Donetsku
2024-02-23 15:15:12

Evakuimi i femijeve ne Ukraine (Foto Atsh)

Evakuimi i fëmijëve në Ukrainë (Foto ATSH)

Më shumë se 164.000 fëmijë janë zhvendosur nga rajoni i Donetskut, në Ukrainën lindore, në rajone më të sigurta që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, deklaroi kreu i Administratës Ushtarake Rajonale, Vadym Filashkin, citon “ATSH”.

“Autoritetet në të gjitha nivelet, së bashku me grupet vullnetare dhe individët, evakuuan me sukses më shumë se 1.3 milionë civilë, përfshirë 164.000 fëmijë dhe 42.000 persona me aftësi të kufizuara”.

Sipas Filashkin, aktualisht më shumë se 70.000 civilë banojnë në komunitetet e vijës së parë pranë armiqësive.

Filashkin kujtoi se që nga 24 shkurti 2022, më shumë se 1.9 milionë njerëz jetonin në rajonin e Donetskut, ndërsa sot afërsisht 523.600. (Irma)