Ministri gjerman: Parashikimi i qeverisë për rritjen ekonomike në vitin 2024 ka rënë nga 1.3% në 0.2%
2024-02-23 17:46:20

Ministri gjerman (Foto Panorama)

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, deklaroi se ekonomia e vendit është në ujëra të trazuara, duke shtuar se parashikimi i qeverisë gjermane për rritjen ekonomike për vitin 2024 ka rënë nga 1.3% në 0.2%, shkruan “Panorama”.

Kjo nënkupton se ekonomia më e madhe europiane ka ngecur, ndonëse e ka evituar hyrjen në një recesion të plotë.

Sipas tij, Gjermania është goditur nga një situatë shumë specifike, si pasojë e konfliktit në Ukrainë, pasi industritë e saj me energji intensive vareshin nga gazi rus.

Sipas ministrit, mbështetja e Gjermanisë në eksporte e bëri atë veçanërisht të prekshme ndaj ndryshimeve në modelet e tregtisë globale dhe theksoi se problemi më i gjerë strukturor për ekonominë gjermane ishte mungesa e punëtorëve.

“Pa punëtorë emigrantë ekonomia e Gjermanisë do të futej në kolaps”,- deklaroi ministri Habeck. (Irma)