Ministrja Ibrahimaj: Qeveria shqiptare do të mbështesë sipërmarrjet e reja startup
2024-02-23 14:31:33

Biznes shqiptar (Foto Atsh)

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë nismash për të mbështetur financiarisht komunitetin e startup-eve, duke vënë në dispozicion grantin prej 300 milionë lekë për aplikimet e vitit 2024.

Ministrja ftoi sipërmarrësit e rinj të përfitojnë nga kjo mundësi për të zhvilluar bizneset e tyre, shkruan “ATSH”.

“Mos humbni mundësinë për të përfituar nga thirrja e granteve 2024 për të ndërtuar ose zgjeruar më tej biznesin tuaj”,- deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Thirrja për aplikime është çelur me 16 shkurt dhe koha e aplikimit është një muaj. (Irma)