Ministrja Pirdeni: Modernizimi i administratës publike ndihmon në shpejtimin e integrimit europian
2024-02-23 15:05:29

Ministrja per Administraten (Foto Atsh).png

Ministrja per Administraten (Foto ATSH)

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, u takua në Ljubjanë me ministrin e Administratës Publike të Sllovenisë, Franc Props.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e rienergjizimit të administratës, investimin e vazhdueshëm në burimet njerëzore ekzistuese, si dhe mbi domosdoshmërinë e vlerësimit të vazhdueshëm të performancës së punonjësve me kryefjalë meritokracinë, shkruan “ATSH”.

Ministrja Pirdeni theksoi se modernizimi i administratës aublike është jetik për shpejtimin e procesit të integrimit europian.

“Sllovenia mbetet një vend partner prej praktikave të mira të të cilit në këtë fushë ne mund të mësojmë shumë”,- tha ministrja.

Sipas saj, si një mbështetëse e rrugëtimit integrues të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, Sllovenia vazhdon të ofrojë përkrahjen e saj në shumë drejtime, përfshirë shkëmbimin e eksperiencave për mirëfunksionimin dhe modernizimin e administratës publike të Shqipërisë. (Irma)