CMG-ja: ShBA-ja, pengesa më e madhe për armëpushimin në Gazë
2024-02-22 15:10:35

OKB (Foto CMG)

ShBA-ja përdori veton në votimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Gazën më 20 shkurt / foto nga VCG

"Si një amerikan, më vjen keq që vendi im është në anën e gabuar të historisë."

"Më vjen turp për veprimet e vendit tim."

Përdoruesit amerikanë të internetit lanë komente të mërkurën, pasi ShBA-ja vuri përsëri veton ndaj një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Gazën.

Kjo projektrezolutë, e paraqitur nga Algjeria në emër të vendeve arabe, synonte armëpushimin e menjëhershëm në Gazë, lirimin menjëherë të të gjitha pengjeve, garantimin e hyrjes së materialeve humanitare dhe kundërshtimin e zhvendosjes së detyrueshme. Këto janë jo vetëm konsensusi i Këshillit të Sigurimit, por gjithashtu edhe i bashkësisë ndërkombëtare për armëpushimin dhe ndalimin e luftës. Por ShBA-ja përdori veton edhe një herë.

foto nga CFP

ShBA-ja përdori veton në votimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Gazën më 20 shkurt / foto nga VCG

Në fakt, ShBA-ja e ka përdorur shpeshherë veton, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull. Qysh prej tetorit 2023 kur shpërtheu raundi i ri i konfliktit midis Palestinës dhe Izraelit, Këshilli i Sigurimit zhvilloi tetë votime mbi çështjen palestinezo-izraelite dhe vetëm dy prej tyre u miratuan. Gjatë këtij procesi, ShBA-ja ka përdorur disa herë veton dhe është bërë pengesa më e madhe për ndërmarrjen e veprimeve të OKB-së në këtë rajon.

Në çështjen palestinezo-izraelite, ShBA-ja nuk ka qenë aspak ndërmjetësuese e drejtë për armëpushim, por ka qëndruar në anën e Izraelit, komenton CMG-ja. Analistët thonë se kjo vjen për arsye të brendshme të ShBA-së, sepse hebrenjtë janë ndër pakicat më të mëdha etnike dhe janë "sponsorizues" në zgjedhjet presidenciale të ShBA-së. Prandaj politikanët amerikanë kanë frikë se mos dëmtojnë marrëdhëniet me Izraelin, shtetin hebre, çka do të ushtronte ndikim negativ ndaj zgjedhjeve të përgjithshme.

ShBA-ja përdori veton në votimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Gazën më 20 shkurt / foto nga VCG

Rrënja e këtij raundi të konfliktit palestinezo-izraelit është se e drejta e Palestinës për krijimin e shtetit të pavarur nuk është trajtuar seriozisht nga ShBA-ja dhe Izraeli. Pas vitit 2014, ShBA-ja nuk ka organizuar asnjë dialog paqësor midis Palestinës dhe Izraelit, por ka shpërfillur aneksimin pak nga pak prej Izraelit të territoreve palestineze në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe në Jelusalemin Lindor.

Ditët e fundit, ministri i Jashtëm i Britanisë David Cameron bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftës. Ky konsiderohet si "qëndrimi më i fortë" i treguar nga kryediplomati britanik. Armëpunimi dhe ndalimi i luftës janë bërë konsensusi i gjithë globit. Këshilli i Sigurimit ka nevojë të ndërmarrë veprime të mëtejshme dhe vetoja e ShBA-ja duhet të mos bëhet pengesa e armëpushimit në Gazë, përfundon artikulli i CMG-së. (Wang Lei/ Artan)