Pas taksimit të profesioneve të lira, shtrenjtohen tarifat e shërbimeve
2024-02-22 16:15:04

Rritja e taksave (Foto Panorama)

Rritja e taksave (Foto Panorama)

Pas ndryshimit të taksimit për profesionet e lira rriten tarifat për marrjen e shërbimit nga psikologët pranë gjykatave dhe për kontrollet mjekësore në klinikat private. Shtrenjtimi ka nisur të zbatohet në disa raste sporadike, por profesionet e tjera të lira, si avokatët dhe kontabilistët, pohojnë se brenda vitit pritet të këtë ndryshime masive të tarifave nga vendosja e tatimit mbi të ardhura, shkruan “Panorama”.

Rritja e tarifave mund të variojë nga 15 deri 20%.

Shtrenjtim të tarifave në fillim të këtij viti ka pasur në shërbimet mjekësore të ofruara nga disa klinika private.

Kontrollet mjekësore me tarifë 1000 lekë janë shtrenjtuar në 2000 (rritja 100%). Kontrollet me tarifë 3000 lekë kanë arritur në 4000 lekë (rritja rreth 34%) dhe vizitat mjekësore prej 4000 lekë kanë arritur në 5000 lekë (rritja 25%).

Zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira nisi nga 1 janari 2024. (Elona)