BE miraton paketën e 13-të të sanksioneve ndaj Rusisë
2024-02-22 16:38:01

Flamujt e BE-se dhe Rusise (Foto RTSH)

Flamujt e BE-se dhe Rusise (Foto RTSH)

Bashkimi Europian ka miratuar paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë. Lajmin e bëri të ditur presidenca belge në rrjetin social “X”, ku ka theksuar se ambasadorët e BE-së u pajtuan për paketën e 13-të të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, bën të ditur “RTSH”. 

“Ambasadorët e BE-së sapo u pajtuan në parim për paketën e 13-të të sanksioneve në kornizën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”,- njoftoi presidenca belge.

Sanksionet kanë gjithashtu në fokus kompanitë që i ofrojnë Rusisë teknologji të avancuar dhe mallra ushtarake të prodhuara në BE.

Në shënjestër kanë qenë edhe kompani nga Turqia dhe Koreja e Veriut.

Gati 200 persona dhe subjekte, kryesisht nga Rusia, janë shtuar në listën e zezë, e cila tani përmban më shumë se 2000 emra. (Elona)