Konsumi i gazit në Europë në nivelin më të ulët të 10 viteve
2024-02-22 10:32:34

Gazi (Foto ATSH)

Gazi (Foto ATSH)

Konsumi i gazit në Europë në vitin 2023 ra në nivelin më të ulët në 10 vitet e fundit, pasi vendet rritën masat e efikasitetit dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, njoftoi Instituti për Ekonominë e Energjisë dhe Analizën Financiare.

Që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë, kërkesa për gaz natyror ka rënë me 20 për qind në të gjithë Europën, bën të ditur “ATSH”.

Të dhënat e IEEFA-së zbulojnë se Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe i paraprinë rënies së kërkesës për gaz natyror, ndërsa konsumi i LNG-së në kontinent parashikohet të arrijë kulmin në vitin 2025.

Duke pasur parasysh se tregjet shpejt shkëputën varësinë e tyre nga gazi rus, IEEFA parashikon që importet e LNG-së do të rriten në vitin 2023 për të kompensuar mungesën. Megjithatë, kërkesa europiane për gaz natyror në fakt ishte e barabartë nga viti në vit.

Pavarësisht kësaj, vendet vazhdojnë të ndërtojnë infrastrukturë të re të LNG-së. Tetë terminale importi janë vënë në funksion që nga shkurti 2022 dhe 13 projekte të tjera pritet të jenë funksionale deri në vitin 2030. (Elona)