Irani: Izraeli është përgjegjës për sulmin në tubacionet e gazit
2024-02-22 14:36:33

Tubacione (Foto RTSH)

Tubacione (Foto RTSH)

Irani ka bërë përgjegjës Izraelin për sulmin në tubacionet e gazit javën e kaluar.  

“Izraeli ishte pas sulmit të javës së kaluar në tubacionet iraniane të gazit”, - akuzoi këtë të mërkurë ministri iranian i naftës, Javad Ouji.

“Armiku kërkoi të ndërpresë furnizimin me gaz për familjet, por kolegët tanë punuan për të kundërshtuar komplotin izraelit që dëmtoi vetëm disa tubacione”,- shtoi Ouji.

Dy shpërthime goditën rrjetin kryesor të gazsjellësit të Iranit përmes të cilit transportohet gaz nga jugu në veri më 14 shkurt, të cilin Ouji fillimisht e përshkroi si një akt terrorist sabotimi, shkruan “RTSH”.

Në dhjetor, një grup hakerësh, të cilët Irani i akuzon për lidhje me Izraelin, tha se kreu një sulm kibernetik që shkaktoi mbylljen e deri në 70% të stacioneve të benzinës në Iran. (Elona)