ERE: 8.8 milionë megavat-orë energji elektrike e prodhuar në vitin 2023
2024-02-22 10:25:02

Enti Rregullator shqitptar i Energjisë (ERE) bëri të ditur se sasia e energjisë elektrike së prodhuar në vend gjatë vitit 2023 llogaritet në 8.795 635 megavat-orë.

Sipas të dhënave, energjia e prodhuar nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit për gjithë 2024-n llogaritet në 5.131.482 megavat-orë, shkruan “ATSH”.

Të dhënat nga ERE-ja tregojnë se në total, qytetarët, bizneset dhe institucionet konsumuan 7.875.861 megavat-orë energji.

Ndërsa humbjet totale në rrjetin e shpërndarjes llogariten në 18.9%.

Qeveria shqitpare po nxit investimet në burimet e energjisë nga era dhe dielli dhe synimi është që vendi të kthehet në vend eksportues neto në vitin 2030. (Elona)