Marina franceze rrëzon dy dronë mbi Detin e Kuq
2024-02-22 15:02:42

Marina franceze (Foto Orissapost)

Marina franceze (Foto Orissapost)

Marina franceze ka rrëzuar dy dronë ajror nga Jemeni mbi Detin e Kuq, ku sulmet Houthi kanë shënjestruar anijet tregtare ndërkombëtare, njoftoi Ministria Franceze e Forcave të Armatosura, citon “Xinhua”.

“Gjatë natës së 19-20 shkurtit, fregatat franceze zbuluan sulme të shumta me dronë nga Jemeni në zonat e tyre përkatëse të patrullimit në Gjirin e Adenit dhe Detin e Kuq jugor. Dy dronë u shkatërruan”,- thuhet në një deklaratë të ministrisë, ku theksohet se operacioni i Marinës franceze kontribuoi në objektivin e operacionit të nisur nga Bashkimi Europian.

Të hënën, Brukseli zyrtar njoftoi se nisi një mision detar, të koduar “ASPIDES”, që do të thotë mburojë në greqisht, në Detin e Kuq dhe rajonet e Gjirit për të mbrojtur interesat e tij tregtare dhe të sigurisë.

Franca ka vendosur në zonë “Alsace”, një fregatë me aftësi të mbrojtjes ajrore dhe “Languedoc”, një fregatë antinëndetëse, raportojnë mediat franceze.

Të shtunën, rebelët Houthi njoftuan se do të vazhdojnë sulmet me raketa kundër anijeve tregtare të lidhura me Izraelin dhe anijeve të lidhura me Izraelin në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit dhe do të ndalojë vetëm nëse Izraeli ndal agresionin e tij në enklavën palestineze të Gazës. (Elona)