Ministrja Denaj: Eksportet bujqësore patën rritje me 10% në janar
2024-02-22 14:53:23

Domate për eksport (Foto ATSH)

Domate për eksport (Foto ATSH)

Në janarin e këtij viti, eksportet bujqësore shënuan rritje me 10% krahasuar me janarin e 2023-shit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se eksporti i produkteve bujqësore “Made in Albania” vijon të njohë rritje të qëndrueshme krahasuar me vitin 2023, shkruan “ATSH”.

Sipas ministres Denaj, ekspozimi i lartë i Shqipërisë si destinacion atraktiv turistik po jep efektet pozitive edhe në promovimin e vlerave dhe cilësisë së produkteve bujqësore “Made in Albania”.

“Kërkesa për produkte ushqimore shqiptare ka shënuar një rritje prej 10.6 milionë dollarë krahasuar me një vit më parë”, - shtoi Denaj. (Elona)