INSTAT: 162 aksidente në janar, 84% e tyre si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit
2024-02-21 15:35:12

Aksident (Foto ATSH)

Të dhënat tregojnë se aksidentet rrugore, në 84% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa në 16% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit, shkruan “ATSH”.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 26.5% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin janar 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e martë me 19.1%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e premte me 10.5%. (Elona)