26 vende të BE-së bëjnë thirrje për pauzë të menjëhershme humanitare në Gaza
2024-02-21 15:17:07

Flamujt e BE-se (Foto Winbuzzer)

Njëzet e gjashtë vende anëtare të Bashkimit Europian (BE) bënë thirrje për një pauzë të menjëhershme humanitare, që do të çonte në një armëpushim të qëndrueshëm në Rripin e Gazës, bëri të ditur shefi i Politikës së Jashtme të bllokut, Josep Borrell, citon “Xinhua”.

Në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, të gjitha vendet e BE-së, përveç Hungarisë, paralajmëruan Izraelin kundër nisjes së një sulmi në qytetin jugor të Gazës, Rafah, për të cilin ata thanë se do të thellonte katastrofën e rreth 1.5 milionë refugjatëve të grumbulluar në zonë.

“Një sulm mbi Rafah do të ishte absolutisht katastrofik, do të ishte i papërgjegjshëm”,- tha ministri i Jashtëm i Irlandës, Micheal Martin, përpara takimit. (Elona)