Eurostat: Aplikimet e shqiptarëve për azil në nëntor 2023, më të lartat që nga marsi
2024-02-21 16:07:50

foto nga CFP

880 kërkesa për azil u regjistruan në nëntor të vitit të kaluar nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së. Kjo është shifra më e lartë që nga muaji mars, kur u regjistruan gjithsej 910 kërkesa, shkruan “Panorama”.

Vitet e mëparshme, kërkesat për azil kulmonin në muajt e verës dhe binin më pas në tetor e më tej, por në 2023-shin tendenca ka qenë e kundërt. Në verë aplikimet ranë, për t’u rritur sërish në shtator, tetor e nëntor.

Gjithsesi, në raport me vitin 2022, kur u shënua dhe niveli më i lartë i aplikimeve që nga 2016-a, tendenca është në rënie. Për periudhën janar-nëntor 2023 kishte mbi 8.5 mijë aplikime, me një rënie prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rreth 80% e kërkesave janë aplikime të reja, sipas Eurostat-it.

Franca dhe Gjermania vijojnë të mbeten destinacionet kryesore të azilantëve. (Elona)