Suedia premton ndihmë ushtarake prej 684 milionë dollarë për Ukrainën
2024-02-21 16:08:54

Ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonson (Foto ATSH)

Ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonson (Foto ATSH)

Suedia i ka premtuar Ukrainës ndihmë të re ushtarake me vlerë 684 milionë dollarë, si pjesë e paketës së saj të 15-të dhe më të madhe të ndihmës deri tani, bën të ditur “ATSH”.

“Suedia, e cila shpreson të bëhet së shpejti anëtarja e 32-të e NATO-s, synon t’i sigurojë Ukrainës anije luftarake “Stridsbat 90” (CB90), armë nënujore si mina, municione artilerie dhe pajisje të mbrojtjes ajrore”,- deklaroi ministri i Mbrojtjes, Pal Jonson, në një konferencë për shtyp në Stokholm.

“Në paketë gjithashtu përfshihen një miliard korona për të porositur 10 transportues të rinj të personelit të përshtatura për nevojat e Ukrainës. Suedia do ta mbështesë Ukrainën në terma afatgjatë dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Duke mbështetur vendin, Suedia po investon edhe në sigurinë e saj”,- tha Jonson. (Elona)